E papritur/ Ndahet çifti i dashur i showbizit shqiptar?

Thashethemet për një ndarje të mundshme mes çiftit të “Big Brother VIP Kosova 3”, Lela Seferi dhe Leonard Gashi, kanë ndezur rrjetet sociale, pasi fansat kanë vënë re se dyshja kanë fshirë fotot e tyre të përbashkëta.

Lela dhe Leo fituan zemrat e publikut gjatë rrugëtimit të tyre në shtëpinë më të famshme në Kosovë, duke u kthyer në një nga çiftet më të dashura të atij edicioni.

Prej disa ditësh, në profilet e tyre në Instagram ka munguar çdo postim i përbashkët, por alarmi u shtua pas veprimit të fshirjes së fotove të romancës nga të dy profilet.

Ky veprim në rrjetet sociale, në përgjithësi, interpretohet si një tregues i qartë se marrëdhënia po kalon një krizë të thellë, apo i ka ardhur fundi. Megjithatë, kënga e Leos “Vuj”, ku shfaqet Lela, vijon të jetë në YouTube.

Pavarësisht fshirjes së fotove, dyshja ende ndjekin njëri-tjetrin në Instagram, një detaj që ka shtuar dyshimet te ndjekësit se ndoshta nuk bëhet fjalë për një ndarje përfundimtare, por për një krizë kalimtare, duke e lënë fatin e romancës së tyre ende në pikëpyetje.