Këngëtari Luiz Ejlli ka zgjedhur të mos qëndrojë indiferent, duke reaguar me ironi ndaj përplasjes mes bashkëshortes së tij, Kiara Titos, dhe moderatores Dojna Mema, duke përdorur fjalë që synojnë të tallen me deklaratën e fundit të Dojnës.
Debati mes dy moderatoreve u ndez pas polemikave se cila prej tyre e kishte hequr (unfollow) tjetrën nga Instagrami. Dojna Mema reagoi duke thënë se ka “mjaftueshëm këllqe për t’u përgjigjur drejtpërdrejt” dhe se “tema është e varfër”, duke shmangur zgjatjen e debatit.
Luizi ndërkohë ka reaguar në InstaStory, ku ka shpërndarë një bisedë mes tij dhe Kiarës.
Këtij postimi ai i ka shoqëruar fjalë të ngjashme me reagimin e Dojnës:
“Kur më pyesin drejtpërdrejt jashtë kamerave, kam këllqe për t’u përgjigjur drejtpërdrejt! Sepse ndjehem rehat dhe nuk merrem me sajesa që i besojnë vetë. E thënë kjo, tema është e paparë dhe kam shumë interes ta tjerrë edhe më shumë se kaq publikisht. Natën e mirë.”


