Shtrëngimi i duarve mes Presidentit amerikan Donald Trump dhe Presidentit francez Emmanuel Macron është kthyer sërish në një moment viral në rrjet, teksa të dy liderët ishin të pranishëm në Samitin e Paqes në Gaza.
Të dy politikanët janë njohur prej kohësh për shtrëngimet e duarve të gjata dhe të çuditshme, të cilat në media janë quajtur “shtrëngime si vdekje” dhe kanë bërë bujë në nivel botëror, sidomos ai i vitit 2017 që zgjati 29 sekonda.
Të hënën, ky moment u përsërit në Egjipt, ku Trump dhe Macron u takuan gjatë Samitit të Paqes për të diskutuar armëpushimin mes Izraelit dhe Hamasit.
Liderët shtrënguan duart në një mënyrë të caktuar. Pas kësaj, u zbuluan detaje për një bisedë të shkurtër dhe të tensionuar mes tyre, menjëherë pas firmosjes së fazës
së parë të marrëveshjes së armëpushimit.
Ky episod i çuditshëm tregon se marrëdhënia e tensionuar mes Trump dhe Macron vijon të jetë e pranishme edhe në kuadrin e takimeve të rëndësishme ndërkombëtare, duke u bërë sërish objekt komentesh në rrjet.
