Elita Rudi ka bërë që interneti të shpërthejë nga të qeshurat, pasi vendosi t’i luajë një nga shakatë më të guximshme bashkëshortit të saj, reperit Gjiko.
Moderatorja publikoi në TikTok një video ku ndan me ndjekësit një bisedë në WhatsApp, në të cilën i shkruan Gjikos se “një teknik po vinte për të rregulluar diçka në orën 11 të natës”.
Vetëm pak çaste më vonë, Gjiko fillon ta telefonojë disa herë rresht, i alarmuar nga mesazhi. “Kush o ky moreee? A je mirë? Si lejoni njerëz brenda?”, dëgjohet ai duke pyetur me shqetësim.
Ndërsa Elita e mban lojën gjallë duke i thënë se “tekniku” ndodhet ende në shtëpi, reperi bindet se situata ka dalë jashtë kontrollit dhe, i frikësuar për sigurinë e saj, njofton policinë.
Kur Elita i tregon se gjithçka ishte një shaka, reagimi i Gjikos është një miks frike dhe lehtësimi: A je normale? Pasha fëmijët, policia është duke ardhur. Po dridhem.”
Postimi është bërë menjëherë viral, duke mbledhur mijëra pëlqime dhe komente nga ndjekës që e quajnë “shakanë më të fortë të vitit”.
Në fund, Elita i kërkon falje bashkëshortit, ndërsa fansat e përgëzojnë për humorin dhe spontanitetin që e karakterizon.
Një gjë është e sigurt – pas kësaj loje, Gjiko me siguri do ta mendojë dy herë para se t’i besojë një mesazhi të natës nga Elita!




