Gjiko telefonin policinë nga “shakaja” e Elitës

Moderatorja Elita Rudi publikoi videon e një prank-u epik që i bëri bashkëshortit të saj, reperit Gjiko, ku arriti ta bënte atë të thërriste Policinë nga paniku.

Çifti, i njohur për momentet e tyre humoristike në rrjete sociale, e kanë mbajtur aktive vëmendjen e publikut. Kësaj radhe, prank-u i Elitës e gjeti Gjikon të papërgatitur.

Në videon e shpërndarë në TikTok, Elita tregoi bisedën e tyre në WhatsApp, ku i shkruante Gjikos se “një teknik po vinte të ndreqte diçka në orën 11 të natës”, duke lënë të kuptohej se një i panjohur kishte hyrë në shtëpi.

Gjiko, menjëherë, e thirri Elitën disa herë radhazi, duke pyetur me shqetësim: “Kush o ky moreee? A je mirë? Qysh leni njerëz mrena?”

Situata arriti kulmin kur Gjiko, i bindur se diçka nuk ishte në rregull, thirri policinë.

Kur Elita, duke qeshur, i tregoi se gjithçka ishte shaka, reagimi i Gjikos ishte i menjëhershëm: “A je normale?! Pasha fëmijët, policia o tu ardh! Ka drithna jom!”

Në fund të videos, Elita i kërkon ndjesë me humor: “Sorry bebe”.