Denisa zbulon emrin e djalit të saj të dytë dhe detajin interesant!

Tiktoker-i i njohur, Kozaku, dhe partnerja e tij, Denisa Bajramaj, po përgatiten të bëhen prindër për herë të dytë, sërish të një djali, ndërsa Denisa ka zbuluar detaje rreth emrit të mundshëm që do t’i vendosin.

Çifti, i cili është ndër më të ndjekurit në rrjetet sociale, janë prindër të djalit dyvjeçar, Denaro, i cili është pjesë e shpeshtë e postimeve të tyre.

Pritja e ëmbël për fëmijën e dytë është pritur me entuziazëm nga ndjekësit e tyre.

Gjatë një sesioni pyetjesh në Instagram, Denisa zbuloi se kanë një opsion të preferuar për emrin, por ende nuk kanë vendosur përfundimisht.

Ajo u shpreh: “Mateo e kemi si opsion, por akoma s’kemi vendosur tamam. Është shumë e vështirë t’i ndryshosh mendjen Kozit me emër tjetër. Veç ai si të duash thotë, unë do e thërras Mateo.”

Mbetet për t’u parë se cili do të jetë vendimi përfundimtar i çiftit, të cilët pas disa muajsh do ta bëjnë familjen e tyre edhe më të plotë.