Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Rei Manaj, ka reaguar në rrjetet sociale pas golit të tij të fitores kundër Serbisë dhe festimit me shqiponjë, duke shpërndarë një mesazh të qartë dhe të fortë që i drejtohet publikisht rivalëve.
Manaj shënoi golin e vetëm (0-1) në minutën 45+2, duke i dhënë Shqipërisë një fitore historike.
Festimi i tij me gjestin e shqiponjës provokoi tifozët serbë, veprim për të cilin ai u ndëshkua me karton të verdhë nga gjyqtari.
Pas emocioneve të ndeshjes, Manaj ka postuar një foto nga momenti i festimit, duke e shoqëruar me një mesazh ku thekson domethënien e veprimit të tij. Ai shkroi: “FLUTURO MBI SERBI O SHQIPONJA KUQ E ZI. FESTO O SHQIPTARIA IME.”

