Përshkallëzon situata në Serbi, pas trajnerit largohen edhe 5 lojtarë

Pas humbjes tronditëse 0-1 ndaj Shqipërisë, situata te Kombëtarja e Serbisë është përshkallëzuar ndjeshëm, me largimin e trajnerit dhe mungesa të rëndësishme lojtarësh para ndeshjes së radhës kualifikuese.

Humbja kundër kuqezinjve ka zbehur ndjeshëm shanset e Serbisë për të arritur në fazën “Play-Off” të Botërorit 2026, duke sjellë një atmosferë tepër negative brenda ekipit.

Për pasojë, trajneri Dragan Stojković ka dhënë dorëheqjen menjëherë pas ndeshjes dhe nuk do ta shoqërojë ekipin në ndeshjen e ardhshme kundër Andorrës. Si pasojë e krizës së thellë, raportohet se pesë lojtarë nuk do të jenë në dispozicion për sfidën e radhës kualifikuese kundër Andorrës.

Lojtarët që do të mungojnë janë: Nikola Milenkovic, Luka Jovic, Predrag Rajkovic, Andrija Živković dhe Dragan Rosic.

Këto largime dhe mungesa, pas dorëheqjes së Stojković, tregojnë qartë se ekipi serb po kalon një krizë të thellë, duke e bërë misionin për ndeshjet e mbetura kualifikuese, përfshirë atë ndaj Andorrës, shumë më të vështirë se ç’pritej.