G Bani tërhiqet nga gara e festivalit “Kënga Magjike”, përplaset me produksionin! Ja arsyeja

Reperi i njohur shqiptar, G-Bani, ka njoftuar tërheqjen e tij nga festivali “Kënga Magjike”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka bërë të ditur se arsyeja e këtij vendimi lidhet me mospërfshirjen e tij në spotin publicitar zyrtar të festivalit që transmetohet në TV Klan.

Në reagimin e tij, G-Bani shkruan:

Për arsye të mos përfshirjes së pjesëmarrjes time në spotin publicitar zyrtar të Këngës Magjike në TV KLAN, po e anuloj konkurrimin tim në festival. Unë ky jam, dhe nuk du’ të ndryshoj. Kur më ofendojnë personalisht në komente, shaj dhe ofendoj me fjalor të pistë. Kur më kritikojnë në mënyrë konstruktive, falenderoj, dëgjoj dhe përmirësoj. Nëse dikush nga publiku apo nga faktorët e mediave, iluzionon se do toleroj sulme personale nga publiku apo kolegët, për hir se krijoj art, gabon.”

Me këtë deklaratë, artisti ka bërë të qartë se nuk pranon të jetë pjesë e një eventi ku ndjehet i nënvlerësuar, ndërsa thekson se është i hapur ndaj kritikave të ndërtuara, por jo ndaj ofendimeve personale.