“Pse je kaq i fiksuar pas meje”/ Vazhdon “lufta” virtuale mes Ledionit dhe Xumit

Para disa ditësh, Xumi publikoi një video në Instastory ku ironizonte Ledion Licon lidhur me lajmet që po qarkullojnë kohët e fundit për ndarjen e tij nga partnerja, Sara Hoxha.

Mora vesh që të ka lënë gruaja, ku do i gjesh lekët të hash bukë tani,” tha ai duke qeshur.

Reagimi i Ledionit nuk vonoi. Ai postoi një shprehje në Instastory: “Nëse ushqen e kujdesesh për një qen të braktisur, ai kurrë nuk të kafshon. Ky është dallimi mes një njeriu dhe një qeni.”

Pas këtij postimi, Xumi reagoi me një foto nga skena e Big Brother VIP, ku shfaqej Ledioni përballë tij, por e kishte prerë duke lënë vetëm veten, ndërsa në sfond kishte vendosur një këngë të njohur të Mariah Carey, që pyet: “Pse je kaq i fiksuar me mua…

Screenshot

Kjo “luftë” virtuale mes tyre ka nisur që nga koha e BBV4, kur Ledioni u shpreh për Xumin, pas eliminimit të tij, duke e kujtuar si “ai që merret me proteina dhe që do fikte dritat e shtëpisë.”

Xumi nuk e la pa përgjigje, duke thumbuar Ledionin dhe duke akuzuar se suksesin e tij nuk e ka arritur për aftësitë personale, por për faktin që është bashkëshort i trashëgimtares së Top Channel, Sara Hoxha.