E papritur/ Bëri shqiponjën pas festimit të golit ndaj Serbisë, e pëson keq Rei Manaj

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Rei Manaj, u bë protagonist i një momenti me emocione të forta duke shënuar golin ndaj Serbisë, por festimi i tij bëri që ai të ndëshkohet menjëherë nga gjyqtari.

Në ndeshjen vendimtare mes Serbisë dhe Shqipërisë, e cila luhet nën tension të lartë, Rei Manaj shënoi një gol në minutat e fundit të pjesës së parë, duke ndezur entuziazmin te tifozët shqiptarë.

Në kulmin e emocioneve, Manaj vendosi të provokojë tifozët serbë, duke festuar golin me gjestin simbolik të shqiponjës me duar. Ky veprim, që ngriti në këmbë gjithë Shqipërinë, solli një reagim të menjëhershëm nga gjyqtari i takimit.

Rei Manaj u ndëshkua menjëherë me karton të verdhë për shkak të provokimit të tifozëve kundërshtarë dhe festimit të papërshtatshëm.

Ky ndëshkim tregon qartë se emocionet dhe tensioni i ndeshjes ndikuan te lojtari, duke bërë që të sakrifikohej një karton i verdhë për një festim me ngarkesë të fortë simbolike.