Flor Binaj me deklaratë të fortë për Manastirliun: “Ia ka dedikiar jetën Edi Ramës”

Florjan Binaj nuk mund t’i shpëtonte pyetjeve të gazetarëve për Ogerta Manastirliun, kandidaten që do të jetë përballë tij në zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Tiranës.

Aktori dhe moderatori i njohur, thumboi drejtëpërdrejtë ish Ministren e Arsimit duke u shprehur në Top Story se gjithë jetën e saj ia ka dedikuar Edi Ramës.

Një përgjigje ngacmuese, që edhe pse në panel u përpoqen t’ia elaboronin mendimin, ai u mjaftua duke thënë: “Unë them se Ogerta Manastirliu ja ka dedikuar gjithë jetën e saj, kryetarit të Partisë Socialiste, kryeministrit Edi Rama. A më pyetët? Kaq është përgjigja“, përfundoi Binaj.