Pas “ndarjes”, Roza Lati bën këtë dedikim për Xhonatan Islamin (Foto)

Prezantuesja Roza Lati ka shuar të gjitha dyshimet dhe zërat në rrjetet sociale për një krizë apo ndarje të mundshme me partnerin e saj, Xhonatan Islami, pas disa veprimeve që nxitën aludime.

Ditët e fundit, në rrjet u përfol për një ndarje të çiftit, pasi u vu re se fotot e tyre të përbashkëta ishin fshirë nga llogaritë personale në rrjetet sociale, një veprim që zakonisht shoqëron fundin e një lidhjeje.

Megjithatë, fundin e këtyre spekulimeve e ka sjellë vetë Roza Lati. Ajo ka postuar në Instagram një foto ku shfaqet së bashku me Xhonatanin, teksa ecin në një vijë këmbësorësh, duke i mbajtur dorën njëri-tjetrit.

Ajo e ka shoqëruar imazhin me një dedikim të shkurtër, por domethënës, duke shkruar: “…sepse s’ja leshuam doren njeri tjetrit asnje moment.”

Ky postim shërben si një konfirmim i qartë se lidhja mes tyre është ende e fortë, duke hedhur poshtë me elegancë të gjitha thashethemet që qarkulluan në media dhe në rrjetet sociale pas fshirjes së fotove.