Orinda Huta reagon për vra*jen e gjyqtarit dhe rrëfen betejën 15-vjeçare për pronat: Kam marrë kërcënime nga dajat

Moderatorja Orinda Huta ka reaguar pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, duke e konsideruar ngjarjen si një kambanë alarmi jo vetëm për aktin, por edhe për reagimet e disa njerëzve që, sipas saj, e përqafuan atë.

Përmes një postimi në Instagram, Huta theksoi:

Nuk e besoj dot që njerëzit duartrokasin një veprim kafshëror. Vrasja e tmerrshme e gjyqtarit është një kambanë alarmi, jo vetëm për ngjarjen, por edhe për reagimin e njerëzve më pas.”

Moderatorja zbuloi gjithashtu se prej 15 vitesh është në një betejë gjyqësore me familjarët e nënës së saj për një truall që i takon.

Zoti e di sa do zgjasë, akoma s’ka kaluar në shkallë të parë, jemi ende me shtetin. Por janë tokat e mamase time dhe do i marr njësoj siç i takojnë të gjithë pjesëtarëve,” tha Huta, duke shtuar se gjatë këtyre viteve ka marrë edhe kërcënime nga dajat e saj për kërkesën e drejtësisë.

Orinda Huta e konsideron procesin e gjatë dhe frustrues të sistemit gjyqësor si një problem serioz, por thekson se nuk mund të aprovojë krimin apo dhunën.

E njoh mirë frustrimin e proceseve të gjata pa fund, por që të biesh dakord me krimin e ta vlerësosh… KY ËSHTË FUNDI!”