Moderatorja e njohur, Arbana Osmani, ka bërë një veprim të papritur në rrjetet sociale, duke ndjekur e përkrahur ish-kolegët e saj, pak ditë pas deklaratës së saj të fortë për ambientin toksik në televizion.
Kohët e fundit, fokus i mediave ishte rrëfimi i Arbanës në emisionin e saj “Mirëmbrëma Yje”, ku krahasoi botën e biznesit me atë të televizionit, duke lënë të kuptohet për vështirësitë në industrinë ku punoi për shumë vite.
Ajo tronditi me fjalët: “Këta nuk e kanë idenë çfarë bëhet në televizion. Gjarpërinj dhe hardhuca”, duke nxitur aludime për përplasje të mundshme me Top Channel, ku drejtoi “Big Brother VIP Albania”.
Pavarësisht kësaj deklarate shokuese, Osmani ka postuar një foto në InstaStory duke ndjekur emisionin e humorit “Portokalli”.
Në foto shfaqet mikesha e saj e ngushtë, Xhemi Shehu, ndërsa ajo ka bërë tag si miken, ashtu edhe llogarinë zyrtare të emisionit.
Ky postim, i cili vjen pas fjalëve të saj të forta, është interpretuar si një përpjekje për të mbajtur marrëdhënie profesionale dhe miqësore me pjesën e saj të vjetër të stafit, duke treguar se deklarata e saj fokusohet tek anët negative të industrisë, por jo te marrëdhëniet me të gjithë kolegët.

