Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, është bërë virale në rrjetet sociale pas një momenti të papritur gjatë një performance në një emision televiziv në Francë.
Marrëdhënia e dy artistëve shqiptare me sukses global, Rita Ora dhe Dua Lipa, është komentuar shpesh në media për një rivalitet të heshtur mes tyre, duke qenë se të dyja kanë ngjitur majat e muzikës ndërkombëtare.
Gjatë pjesës së intervistës ku zhvilloheshin lojëra muzikore, Rita Ora u përball me një sfidë për të gjetur këngën që lëshohej në skenë.
Menjëherë sapo filloi të luhej kënga “Houdini” e Dua Lipës, pas vetëm pak sekondash, ishte vetë Rita ajo që e zbuloi menjëherë titullin dhe emrin e artistes.
Ky reagim i shpejtë, ku Rita u tregua pa komplekse përballë një rivaleje të përfolur, shkaktoi shumë komente në rrjet.
Disa fansa e vlerësuan gjestin e saj, ndërsa të tjerë shprehën bindjen se ajo “priti pak sekonda për të thënë emrin, përkundër se e dinte me të parën,” duke e bërë videon menjëherë virale.
