VIDEO/ Momenti kur Shkambi iu thotë policëve: “Hajdeni, unë e vrava gjyqtarin”

Një ngjarje e rëndë ka tronditur themelet e institucioneve, pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në Gjykatën e Apelit Tiranë.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentet menjëherë pas ekzekutimit të gjyqtarit.

Pamjet tregojnë se vrasësi, Elvis Shkambi, bashkë me xhaxhain e tij, Gjon Shkambi, dalin të qetë në oborrin e Gjykatës menjëherë pas kryerjes së krimit. Ata qëndrojnë në pritje të forcave të rendit.

Policia u njoftua nga vetë autori. Pas mbërritjes së tyre, uniformat blu kryen procedurat e neutralizimit dhe kapjes së autorit dhe xhaxhait të tij.

Ky veprim i shfaqur nga pamjet e sigurisë thekson faktin se autori ka vepruar me qetësi, duke mos u larguar nga vendi i ngjarjes.