Policia nuk fal! Shkojnë menjëherë drejt xhaxhait tjetër që kërcënoi këdo që dënon nipin e tij (Video)

Pasi kërcënoi se do kishte sërish vrasje në drejtësi nëse do dënohej nipi i tij, është arrestuar edhe xhaxhai tjetër i autorti, Gjovalin Shkambi.

Në një intervistë ekskluzive për gazetarin e Top Channel Klodian Zhivani, ai tha se i ulet në gjunjë familjes së gjyqtarit të ndjerë Astrit Kalaja, por të njëjtin fat do kenë edhe gjyqtarët e tjerë që do dënojnë nipin e tij.

“Policia e Shkodrës shoqëroi në Drejtorinë Vendore të Policisë për veprime të mëtejshme procedurale shtetasin Gjovalin Shkambi 49 vjeç, për deklaratën kërcënuese ndaj gjyqtarëve të dhënë në media”, shprehen uniformat blu.