Janë publikuar pamjet kur policia ka vënë në pranga autorin e vrasjes së gjykatësit, Astrit Kalaja.
Siç duket edhe në këto pamje, autori Elvis Shkambi pasi ka kryer krimin qëndronte i qetë tek dera jashtë me duar në xhep, duke pritur policinë për ta arrestuar.
Në një moment shihet kur 30-vjeçari ngre duart lart dhe policia afrohet duke i vënë prangat.
Më pas uniformat blu kanë arrestuar edhe xhaxhain e tij, Gjon Shkambi.
Astrit Kalaja u qëllua me armë zjarri brenda sallës në Gjykatën e Aplit nga 30-vjeçari Elvis Shkambi.
Për këtë ngjarja, policia ka arrestuar tre persona, të riun, xhaxhain e tij, Gjon Shkambi dhe rojen e sigurisë së Gjykatës, pasi nuk ka ndërmarrë veprime për të kontrolluar personat kur janë futur brenda.
