E fundit: Kërcënon edhe xhaxhai tjetër i Shkambit: “Kush dënon nipin tim, do të përballet me plumba”

Ditën e sotme, kur ende nuk kjanë bërë 24 orë nga krimi brenda sallës së gjyqit, xhaxhai tjetër i Elvis Shkëmbit, Gjovalin Shkëmbi ka paralajmëruar hakmarrje për dënimin e nipit të tij.

Gjatë një interviste për “Shkodra blog”, Shkëmbi ka deklaruar se gjyqtari që do të dënojë nipin e tij do të përballet me plumbat.

NGJARJA 6 Tetor 2025

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e 6 Tetorit menjëherë pas përfundimit të një seance gjyqësore për një çështje pronësie në Shkodër, e cila ishte në shqyrtim në Apelin e Tiranës. Bëhet me dije se gjyqtari Astrit Kalaja ka dhënë vendimin kundër palës së përfaqësuar nga Elvis dhe Gjon Shkëmbi. Me dhënien e verdiktit, Elvis Shkëmbi ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar tre herë në drejtim të gjyqtarit, duke e goditur në gjoks dhe lënë të vdekur në vend. Gjatë të njëjtës ngjarje, janë plagosur edhe babë e bir, Rakip dhe Ervis Kurtaj, pala tjetër në proces, të cilët ndodhen aktualisht në Spitalin e Traumës dhe janë jashtë rrezikut për jetën.