Vrasësi i gjyqtarit të Apelit shpallet “Hero i Kombit” në rrjet (Foto)

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja nga Elvis Shkambi brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit Tiranë ka ngjallur një valë reagimesh të forta në opinionin publik.

Ajo që ka tërhequr vëmendjen janë komentet e shumta në rrjetet sociale, të cilat shprehin mbështetje për autorin dhe jo për viktimën.

Kjo vrasje, e cila dyshohet se erdhi si pasojë e një konflikti pronësie, ka bërë që qytetarët të shprehin hapur pakënaqësinë e tyre të madhe ndaj sistemit të drejtësisë.

Në komente shihen shprehje si: “Dora jote qoftë e ëmbël” apo “Te lumtë, duart e tua”.

Komentet shkojnë më tej duke e cilësuar autorin si “trim” dhe veprimin e tij si një zgjidhje ndaj “sorrollatjeve” dhe “banditëve” në krye të shtetit dhe drejtësisë.

Një pjesë e madhe e tyre thekson se autori “nuk e ka gënjyer gjyqin” dhe “nuk ka gjetur të drejtë”.

Kjo situatë tregon se ky akt kriminal është kthyer në një pasqyrim të pakënaqësisë së thellë të një pjese të publikut shqiptar ndaj sistemit të drejtësisë.