Reagimi i Luizit pasi Flor Binaj shpallet kandidat për Bashkinë e Tiranës (Video)

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, njoftoi sot zyrtarisht se artisti i humorit Florjan Binaj do të jetë kandidati i mbështetur nga PD-ja për zgjedhjet e parakohshme në Bashkinë Tiranë.

Berisha e vlerësoi Binajn si një “artist dhe personalitet që mbron kauzat e qytetarëve” dhe ftoi të gjithë opozitarët ta mbështesin kandidaturën e tij.

Megjithatë, ajo që mori më shumë vëmendje në rrjet ishte reagimi i këngëtarit Luiz Ejlli. Fituesi i “Big Brother VIP” publikoi në InstaStory një video duke dëgjuar fjalimin e Berishës, dhe në fund të fjalimit, ai bëri një batutë.

Luizi shtoi me humor, sikur priste që Berisha të kishte përmendur emrin e tij: “Ua, thash se tha emrin tim, për Zotin!”.