Pamje të rënda / Momenti kur gjyqtari Astrit Kalaja nxirret i plagosur nga salla e gjyqit

Ky është momenti tragjik kur gjyqtari i Apelit të Tiranës, Astrit Kalaja del për herë të fundit nga ambientet e punës së tij, ku u qëllua në mënyrë makabre me armë zjarri, në një prej ngjarjeve më të rënda kriminale ndaj togave të zeza.

Gjyqtari Kalaja nxirret me barelë nga stafi mjekësor i Urgjencës së Tiranës, në gjendje të rëndë për jetën.

Ai u qëllua në sallën e gjyqit nga 30-vjeçari Elvis Shkambi, menjëherë pasi dha një vendim kundër tij në një çështje pronash.

Autori ka qëndruar gjatë gjithë seancës brenda në sallë, i armatosur, në pritje të dhënies së vendimit.

Kalaja u godit nga tre plumba, ku të paktën një plumb e zuri në pjesën e gjoksit. Ai ndërroi jetë rrugës për në spital. Aktualisht, trupi i pajetë i gjyqtarit po tërhiqet nga Instituti i Mjekësisë Ligjore për ekspertizë.