Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Gjykatën e Apelit Tiranë, ku gjyqtari Astrit Kalaja ka humbur jetën pas plagosjes me armë zjarri.
Gjyqtari nuk arriti t’iu mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë rrugës për në spital. Nga të shtënat kanë mbetur të plagosur edhe tre persona të tjerë.
Pas ngjarjes së rëndë, është zbuluar identiteti i autorit të dyshuar: Gjon Shkambi.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur gjatë një procesi gjyqësor lidhur me një konflikt të hershëm pronësie në Shkodër.
Mësohet se konflikti i Shkambit ishte me 31 familje për një objekt pronësie. Autori pretendon se është pronar i objektit dhe ka dokumentacionet, ndërsa familjet pretendojnë se Shkambi ka dhunuar pronat e tyre.
Për shkak të këtij konflikti pronësie, Shkambi prej kohësh ishte në një proces gjyqësor me familjet.
