Florjan Binaj ka shpallur kandidaturën e tij për postin e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës.
Në një deklaratë publike të bërë në rrjetet sociale, ai u është drejtuar qytetarëve të kryeqytetit duke theksuar se vendimi i tij vjen pas më shumë se dy dekadash përfshirje në çështje me interes publik dhe kombëtar.
Binaj u shpreh se pas 34 vitesh drejtim politik nga të njëjtat struktura, Tirana ka nevojë per një figurë qytetare që te mos jeté e lidhur me asnjë parti, por që të perfaqesojë te gjithë qytetarët në menyrë të barabartë.
Ai tha se qellimi i tij eshtë permirësimi i cilësisë se jetesës, rikthimi i besimit tek institucioni i bashkisë dhe vendosja e bashkisë ne sherbim të komunitetit.

