Modelja e njohur, Arbenita Ismajli, ka ndarë me ndjekësit disa momente të veçanta me vajzën e saj, Nina, gjatë vizitës në një ambient publik ku njerëzit shkruajnë në letra gjërat që i bëjnë të ndihen të zemëruar apo të zhgënjyer.
Në këtë hapësirë plot me mesazhe, ku njerëzit duhej të shprehnin mllefin e tyre, Nina zgjodhi të bënte diçka krejtësisht ndryshe.
Arbenita, me humor, shkroi në InstaStory: “Duhej të shkruanim gjërat që na bëjnë të zemëruar, por Nina zgjodhi paqen.”
Në vend që të shkruante një ankesë, vogëlushja u pa duke ngjyrosur një letër të kuqe me një zemër të verdhë.
Ky gjest i thjeshtë i Ninës ka dëshmuar pafajësinë dhe dashurinë e saj, në kontrast me zemërimin e shprehur në të gjitha letrat e tjera.


