Pas lajmit të bujshëm për një propozim për martesë në studio, emisioni “Për’puthen” ka ndezur edhe më shumë kureshtjen duke publikuar një video të shkurtër nga momenti.
Ky zhvillim vjen vetëm pak javë pas nisjes së sezonit të ri, duke e kthyer programin në sensacion.
Prodhuesit kanë shpërndarë një pjesë të shkurtër ku shihen dy konkurrentët gjatë propozimit.
Ajo që ka tërhequr vëmendjen e publikut janë sytë e djalit, të cilët shkëlqejnë nga emocioni gjatë gjestit të madh.
Episodi është regjistruar dhe pritet të transmetohet këtë të hënë.
