Shkak ky film vizatimor për fëmijë, Elon Musk kërkon të shmangni me çdo kusht përdorimin e “Netflix”!

Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, ka nisur një fushatë të hapur kundër gjigantit të transmetimit, Netflix.

Ai u ka bërë thirrje çerek miliardi ndjekësve të tij në platformën X (ish-Twitter) që të bojkotojnë shërbimet e Netflix, duke e cilësuar veprimin si një mbrojtje të shëndetit të fëmijëve.

Shkaku i kësaj fushate është seriali i animuar Dead End: Paranormal Park, i cili tashmë është anuluar që në vitin 2023 pas dy sezonesh.

Musk sulmon shfaqjen për atë që ai e përshkruan si promovim të historive LGBTQ+, duke iu referuar një personazhi të quajtur Barney, i cili pretendon se është transgjinor.

Musk e ka përdorur platformën e tij në mënyrë të përsëritur për të sulmuar Netflix-in. Ky veprim i tij vjen si një kritikë e drejtpërdrejtë ndaj përmbajtjes që, sipas tij, promovohet nga shërbimi, duke rritur tensionet me komunitetet e medias dhe kulturës.