Një situatë e pazakontë ka vënë në qendër të vëmendjes gazetarin Ronaldo Sharka, i cili dyshohet se ka përdorur një llogari fallco në Instagram për të komentuar dhe ofenduar.
Ky zbulim u bë nga ‘Andale’, duke ngritur një debat të fortë në rrjet.
Llogaria false, me emrin e përdoruesit “Gertafanpage”, dyshohet se i përkiste gazetarit dhe ka komentuar në një prej postimeve të tij.
Komenti ishte një sulm i drejtpërdrejtë ndaj ish-banores së “Big Brother VIP”, Heidi Baci.
“Heidi Baci një ndër këto pse s’e thua me emër apo ke frikë se të heq Topi nga puna? E pe te ‘Goca dhe Gra’ që ishin profile fake që komentonin ‘duam Heidin’?”, shkruhej në koment.
“Një prej ekspertëve tona zbuloi se ky account kishte 4 mijë ndjekës dhe bënte repost të gjitha reklamat e gazetarit Sharka. Për t’i hedhur më shumë benzinë zjarrit, një foto e publikuar nga Eriola Doçi në vitin 2023, kjo faqe është bërë tag. Sipas një hulumtimi të thellë, rezultoi që kjo faqe ka qenë faqja e emisionit të tyre që shfaqej në Top Channel, Mos i bjer më top. Mesa duket gjithçka u zbulua. Por ky account tashmë është zhdukur nga faqja e dheut”, shprehet një prej personazheve të ‘Andale’.
Ky zbulim ka bërë që ndjekësit të akuzojnë Ronaldon se po bën lojëra për të ndezur debate dhe për të sulmuar figurat publike.

