Ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Rizarta Hoxha është bërë virale në rrjet pasi u shpreh se presidenti i Shqipërisë është Ilir Meta.
Mirëpo duket se këtë situatë Rizarta po e kalon me humor. Ajo ka publikuar një video në Instagram, ku shprehet se do të vishet si presidenti i Shqipërisë.
Videon e ka shoqëruar me audion virale të reperit Stresi, “O Ilir Meta, ku je…”.
Ndërsa në video Rizarta shkruan: “Normalisht që do e përdorja këtë sound”.
