Pa prisni pak! Loredana sapo mori një unazë nga Don Xhoni? (FOTO)

Lidhja e dyshuar mes ish-banores së “Big Brother VIP”, Loredana Brati, dhe reperit Don Xhoni po merr gjithnjë e më shumë vëmendje.

Pas videos ku dyshja u pa në të njëjtën makinë, një detaj i ri ka nxitur spekulime të forta te ndjekësit.

Gjatë qëndrimit të saj prej disa ditësh në Prishtinë, Loredana është shfaqur me një unazë ari në dorën e saj. Ky aksesor, i cili nuk është tipik për stilin e saj, u vu re menjëherë nga fansat pasi është shumë i ngjashëm me një unazë që Don Xhoni ka pasur më parë.

Në rrjetet sociale, komentet kanë shpërthyer, ku shumë ndjekës e konsiderojnë këtë si një shenjë të qartë të romancës së re, edhe pse as Loredana, as Don Xhoni nuk kanë konfirmuar apo mohuar asgjë zyrtarisht.