Rama tallet me gafën e Donald Trump, i drejtohet Macronit: “S’më urove për luftën me Azerbajxhanin” (VIDEO)

Pak para nisjes së Samitit të 7-të të Komunitetit Politik Europian në Kopenhagen, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka ironizuar gafën e presidentit amerikan, Donald Trump, i cili kishte ngatërruar Shqipërinë me Armeninë.

Në një video që është bërë virale në rrjetet sociale, Rama i drejtohet presidentit francez Emmanuel Macron dhe thotë:

“Ti duhet të kërkosh falje, këtu, ne të dyve, sepse nuk na urove për marrëveshjen e paqes që Presidenti Trump bëri mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit.”

Gafa ndodhi gjatë një fjalimi të Trump-it, kur ai përmendi Shqipërinë në vend të Armenisë, duke thënë se “është shuar konflikti me Azerbajxhanin”.