Detaje të reja tronditëse për 16-vjeçaren që u hodh nga pallati — ja çfarë iu gjet në çantë

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që ndodhi pasditen e djeshme në Tiranë, ku një 16-vjeçare i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i 9 i një pallati në ndërtim.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Gjon Buzuku” pranë Rrugës së Dibrës, por vajza nuk ishte banore e asaj zone.

Mediat raportojnë se 16-vjeçarja jetonte në Kamëz, por pasditen e djeshme ishte futur fshehurazi në pallat dhe pasi ka pritur që të largohen punëtorët ka kryer aktin e rëndë.

Vajza gjeti vdekjen e menjëhershme pas rënies nga kati i 9. Në çantë i janë gjetur disa ilaçe dhe dyshime janë se ajo mund të ketë qenë në gjendje të rënduar psikologjike dhe me probleme familjare.

Kanë qenë banorët e zonës, ata që kanë mësuar ngjarjen të parët dhe kanë njoftuar menjëherë policinë. Prindërit e 16-vjeçares ende nuk kanë dhënë një dëshmi, për shkak të tronditjes së madhe.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.