Bie bora e parë në Shqipëri! Pamje fantastike nga ardhja e dimrit

Ulja e temperaturave ka shënuar ardhjen e dimrit në Shqipëri, duke sjellë reshjet e para të dëborës në fshatin Shishtavec të Kukësit.

Nga pamjet e siguruara, shihet se dëbora ka zbardhur të gjithë zonën.

Kjo situatë ka dhuruar një pamje fantastike, duke shkaktuar entuziazëm te banorët dhe ndjekësit në rrjetet sociale.

Rënia e borës, ndonëse e hershme, ka rikthyer vëmendjen te bukuria e këtyre zonave malore.