Një ngjarje e rëndë ka tronditur lagjen Anderlecht në Bruksel, ku u gjet i varur me kabllo elektrike trupi i një shtetasi shqiptar, 29 vjeç.
Viktima u gjet pranë një qendre tregtare, në një zonë të pyllëzuar, larg banesës së tij.
Autoritetet belge po hetojnë tri pista: një konflikt i mundshëm me botën e krimit, përfshirja në trafik droge, ose vetëvrasja.
Pista e vetëvrasjes u forcua pas zbulimit të një mesazhi në telefonin e viktimës, dërguar familjarëve pak para ngjarjes: “Unë po iki në botën tjetër.”
Megjithatë, mënyra e pazakontë e gjetjes së trupit – i varur në një zonë publike me kabllo elektrike – ka ngritur dyshime për një skenar të mundshëm ekzekutimi.
Gazetari Fatos Mahmutaj theksoi se viktima nuk kishte precedentë penalë, duke e dobësuar pistën e krimit.
Ai kritikoi spekulimet e medias për lidhje me kartelet meksikane, duke thënë se ato vetëm sa rëndojnë mbi komunitetin shqiptar.
Tashmë priten rezultatet zyrtare të mjekësisë ligjore belge, të cilat do të publikojnë përfundimin zyrtar mbi shkakun e vdekjes.
