Një ngjarje e rëndë ka tronditur kryeqytetin mbrëmjen e sotme.
Një vajzë e mitur, rreth 16 vjeçe, ka humbur jetën pasi dyshohet se është vetëhedhur nga një pallat në ndërtim në rrugën “Gjon Buzuku” në Tiranë.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Tiranës:
“Më datë 01.10.2025, në rrugën ‘Gjon Buzuku’, një shtetase e mitur, rreth 16 vjeçe, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një pallati në ndërtim, e cila për pasojë ka humbur jetën.”
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e policisë dhe ambulanca, por fatkeqësisht e reja nuk ka arritur të mbijetojë.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit. Ende nuk dihen shkaqet që e çuan të miturën drejt këtij akti ekstrem.
