Shqipe Hysenaj reagon pas kërcënimit për ndjekje penale nga Elton Ilirjani

Pas paralajmërimeve për ndjekje penale nga Elton Ilirjani, lidhur me deklaratat e saj për Parashqevi Simakun, Shqipe Hysenaj ka reaguar publikisht me një video në “Instagram”.

Në fjalën e saj, Shqipja tha se gjithçka ishte thënë në kontekst të lirë, si pjesë e një rubrike rozë, duke theksuar se nuk bëhej fjalë për akuza të drejtpërdrejta:

“Hap Instagramin dhe shoh disa video nga persona që flasin pa baza. Nuk dini të dalloni thashethemin nga akuza. Nëse thashethemet do ndaloheshin me ligj, do ishim kthyer pas në kohë.”

Ajo përmendi edhe kolegun e saj Ronaldo Sharkën si bashkëpunëtor gjatë diskutimit, duke thënë: “Ai kishte kufjen dhe mikrofonin. Unë e lash si thashethem që të mos kishte keqkuptime.”

Në fund, Hysenaj nënvizoi se nuk ka ndërmend të japë më intervista, duke shtuar: “Jo pse nuk më kuptoni, por sepse më keqkuptoni. Jo voruballa me mua.”

Deklarata e plotë:

“Hap Instagramin dhe shoh disa video nga persona që flasin pa baza. Këta njerëz nuk dine të ndajnë thashethemin nga akuza. Nëse thashethemi dhe mungesa e lirisë së fjalës sipas protokoleve do ishin të ndaluara me ligj, atëherë vendi ynë do të ishte shumë vite pas sistemit tonë politik. E shikoj që nuk ia keni fare idenë e mediave globale, rubrikave rozë. Jam shumë e hapur për luftën virtuale dhe administrative por e keni të humbur me mua. Jo sepse unë fitoj por sepse ju jeni gjithmonë gabim kundrejt meje. Dosja do na shkoj në Hagë por unë kam bashkëpunëtorin, Ronaldo Sharkën, sepse ai e kishte armën, pra ai kishte kufjen, mikrofonin dhe pyetjen. Gjithsesi merreni me sportivitet, sepse në fund fare unë thash diçka që e lash si thashethem dhe e theksuam që mos të kishte keqkuptime. Ju lutem cdo gjë që thuhet në rrjete sociale mundohuni ta merrni siç e themi dhe jo si iu leverdis. Jo vorbulla me mua. Shpërndani pozitivitet sepse është gjëja që na duhet më së shumti.