A do të përballet me Xhenetën në emision? Përgjigjet Egli Tako

Programi i fundjavës “E Diell” vijon të mbajë të mbërthyer publikun, jo vetëm për shkak të temave të trajtuara, por edhe për dinamikat mes moderatoreve që e drejtojnë.

Egli Tako dhe Xheneta Fetahu janë dy prej emrave të ekranit këtë sezon, por secila ka rolin e saj në rubrika të ndryshme.

Së fundmi, Egli është pyetur nëse do të pranonte të ishte pjesë e rubrikës “Trotuar”, gjë që do të sillte një ballafaqim të drejtpërdrejtë me Xhenetën.

Një skenë e tillë do të ngjallte sigurisht interes maksimal tek publiku, duke qenë se të dyja vajzat janë shpesh të përfolura për marrëdhëniet e tyre me Gjestin, njëra për eksperiencën e saj në “Big Brother Kosova”, e tjetra për atë në “Big Brother Albania”.

Teksa eshtë pyetur për këtë mundësi, Egli u tregua e rezervuar, duke e pranuar se nje vendim i tille nuk eshte i lehte per t’u marre.

Këtu duhet ta rimendoj,” tha ajo, duke lënë të kuptohet se nuk është e gatshme të japë një përgjigje të menjëhershme.

Edhe pse asnjëra prej tyre nuk ka folur hapur për marrëdhënien me tjetrën, publiku i sheh Egli Tako dhe Xheneta Fetahun si rivale, për shkak të historive të ndërlidhura me Gjestin.