I dashuruar pas moderatores shqiptare, psikiatri përfundon në burg për përndjekje

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Tiranë, ku një psikiatër nga Kosova, Behar Kamberi, ka përfunduar pas hekurave të burgut 302, i akuzuar për përndjekje.

Kamberi kishte zhvilluar një pasion të papërmbajtur, të cilin e quante “dashuri platonike”, ndaj një moderatoreje sportive shqiptare me inicialet A.B.

Ajo që për mjekun ishte ndjenjë, për moderatoren u kthye në shqetësim të vazhdueshëm dhe situata arriti kulmin kur Kamberi udhëtoi nga Kosova drejt Tiranës dhe u shfaq para banesës së saj.

Moderatorja njoftoi policinë dhe pranoi të takohej me të në një vend tjetër. Por aty e prisnin efektivët e Komisariatit nr. 2, të cilët ndërhynë menjëherë dhe e arrestuan.