Urimin më të ëmbël për ditëlindje, Noizy e mori nga Loredana

Noizy feston sot ditëlindjen e tij të 38-të, dhe siç pritej, urimet nga kolegët dhe fansat janë të shumta.

Megjithatë, më i veçanti ishte ai i këngëtares Loredana, me të cilën ai ka një miqësi të gjatë dhe të komentuar.

Miqësia e tyre e ngushtë është e njohur, sidomos pas suksesit të madh të bashkëpunimit të tyre “Heart Attack”.

Loredana zgjodhi këtë ditë për t’i dërguar një mesazh publik, duke ndarë në InstaStory edhe një fotografi të përbashkët.

“Urime ditëlindjen, Noizy! Jam shumë e bekuar që të kam në jetën time,” shkroi ajo mbi fotot.

Ky gjest i ngrohtë dhe publik ka marrë shumë vëmendje nga fansat, duke treguar sërish lidhjen e fortë mes dy emrave të rëndësishëm të skenës muzikore shqiptare.