Princ Leka, i ftuar së bashku me partneren e tij, Blerta Celibashi, në emisionin “Mbrëmja Yje”, ka folur hapur për arsyet që e bënë atë të dashurohej me fotografen.
Kjo intervistë vjen pas divorcit të bujshëm nga Elia Zaharia.
Kur moderatorja Arbana Osmani e pyeti drejtpërdrejt se cila ishte “magjia” që Blerta solli në jetën e tij dhe çfarë e bëri atë kaq të veçantë, Princi Leka dha një përgjigje të qartë, duke renditur disa elementë thelbësorë.
“Qetësia, lumturia, komunikimi… janë shumë elemente të domosdoshëm në një çift,” u shpreh ai, duke lënë të kuptohet se këto cilësi kishin munguar në marrëdhënien e tij të mëparshme.
