Në ditën më të vështirë, Xheneta i qëndron pranë Gjestit — ja gjesti njerëzor (VIDEO)

Sot, në varrimin e Eldion Kelmendit, vëllait të reperit Gjesti, u mblodhën shumë fytyra publike për të shprehur ngushëllimet.

Mes tyre, u vu re edhe ish-partnerja e reperit, Xheneta Fetahu.

Gjesti dhe Xheneta patën një romancë të komentuar gjatë eksperiencës së tyre në “Big Brother VIP Kosova”. Pas ndarjes së tyre, Xheneta kohët e fundit u përfol se ende ruante ndjenja për të.

Prania e saj në ceremoni, pavarësisht fundit të marrëdhënies së tyre, tregoi solidaritetin e saj njerëzor dhe mbështetjen për Gjestin dhe familjen Kelmendi në këtë ditë të vështirë.

Ajo u bashkua me artistë të tjerë si Luiz Ejlli, Dafina Zeqiri dhe Yll Limani, të cilët ishin të pranishëm për të nderuar kujtimin e Eldionit.

Ky gjest i Xhenetës shërbeu si një mesazh mbështetjeje njerëzore për Gjestin, i cili po përballet me dhimbjen e humbjes së vëllait.