Momenti kur Dafina Zeqiri i jep përqafimin e ngrohtë Gjestit në ceremoninë mortore

Sot, në ceremoninë mortore të Eldion Kelmendit, vëllait të reperit Gjesti, u shfaqën shumë figura publike për të shprehur solidaritetin e tyre.

Një nga momentet më prekëse ishte takimi i këngëtares Dafina Zeqiri me Gjesti-n.

Dafina, e cila ishte ndër artistët e shumtë të pranishëm, i ka dhënë një përqafim të ngrohtë dhe të gjatë Gjesti-t, duke i qëndruar pranë në dhimbjen e tij të madhe.

Ky gjest i sinqertë u bë viral në rrjet, duke treguar mbështetjen e komunitetit artistik për reperin.

Gjesti, fitues i “Big Brother VIP Albania”, po përjeton një humbje të madhe pas aksidentit tragjik të vëllait të tij, Eldionit.

Prania e Dafinës dhe e artistëve të tjerë si Luiz Ejlli, Yll Limani dhe Egli Tako, ka shërbyer si një mbështetje e fortë për familjen Kelmendi.