Lajmi tragjik për humbjen e jetës së Eldion Kelmendit, vëllait të reperit Gjesti (Besart Kelmendi), në një aksident në Pejë, ka tronditur publikun dhe ka nxitur reagime të shumta.
Në mesazhet e ngushëllimit të dërguara nga personazhet publikë, Neda Balluku ka bërë një gafë.
Përmes një postimi në Instagram, Neda i ngatërroi emrat vëllezërve, duke i dërguar ngushëllime Besartit (Gjestit), por duke përmendur emrin e tij në lutjen për të ndjerin.
“Zoti e pastë Besartin pranë vetes dhe ja lehtësoftë dhimbjen e padurueshme zemrës së nënës e babait, Gjestit dhe motrës së tij,” shkroi Balluku, ndërkohë që emri i viktimës ishte Eldion.
Pavarësisht gafës, mesazhi i saj shprehu dhimbje të thellë për tragjedinë që ka goditur familjen Kelmendi.

