Modelja e njohur, Adrola Dushi, ka rrëfyer në podcast-in “Mam” me Orinda Hutën, dëshirën e saj të madhe për t’u bërë nënë për herë të dytë.
Ajo, e cila është nënë e djalit, Troi, zbuloi emocionet e përziera që ndan me të birin lidhur me këtë plan.
Adrola nuk e fshehu dëshirën për të pasur një vajzë. “Tani dua një vajzë. Po vdes për një vajzë të them të drejtën,” u shpreh ajo.
Megjithatë, ajo tregoi se djali i saj i ka kërkuar të ketë një motër apo vëlla më parë, por tani ka frikë. “Ka frikë se mos më humbet mua dhe thotë ‘jo, nuk dua fare, dua të të kem ty’,” rrëfeu modelja.
Ky rrëfim merr një tjetër kuptim edhe në dritën e lidhjes së Adrolës me reperin Capital T, një marrëdhënie e cila prej kohësh është përfolur dhe konfirmuar nga daljet e tyre publike.
Edhe pse ajo nuk e përmendi drejtpërdrejt reperin, dëshira e saj për të zgjeruar familjen ka ngritur pyetje të natyrshme tek publiku për të ardhmen e këtij çifti.
