Zemërthyer, Egli Tako reagon pas ngjarjes së rëndë ku humbi jetën vëllai i Gjestit

Një aksident tragjik me motor i ka marrë jetën Eldion Kelmendit, vëllait të reperit Gjesti, në fshatin Qungur të Pejës.

Ngjarja ndodhi rreth orës 14:00, kur një veturë u përplas me motorin ku udhëtonte i riu, i cili humbi jetën në vendngjarje, ndërsa një person tjetër mbeti i lënduar rëndë.

Pas lajmit tronditës, Egli Tako, ish-banore e “Big Brother VIP” e cila pati një raport të komentuar me Gjesti-n në shtëpinë e famshme, ka dërguar ngushëllime të sinqerta për familjen Kelmendi.

“Doja shumë të mos e lexoja kurrë një lajm të tillë, e te mos besoja, më dhemb zemra. Zemërthyer, i shpreh ngushëllimet e mia të përzemërta familjes Kelemndi, Zoti ju dhente forcë te përballoni dhimbjen e kësaj humbje kaq të madhe,” shkroi ajo, duke u lutur që shpirti i të riut të pushojë në paqe.

Lajmi ka shkaktuar një valë reagimesh në publik, teksa hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit janë në vazhdim.

Reperi Gjesti, i cili shpesh ka folur për lidhjen e ngushtë me vëllain, ende nuk ka reaguar pas humbjes së rëndë.