Reagon Xheneta Fetahu pasi vëllai i Gjestit humbi jetën tragjikisht

Pas aksidentit tragjik në Pejë, ku raportohet se humbi jetën vëllai i këngëtarit të njohur nga Kosova, Gjesti, ka reaguar Xheneta Fetahu — ish partnerja e tij.

Xheneta ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku i ka dërguar fjalë ngushëllimi Gjestit dhe familjes së tij në këtë moment të rëndë.

Ngushëllime të sinqerta për Gjestin dhe familjen e tij. Zoti ju dhëntë forcë e durim në këtë kohë të rëndë, ndërsa shpirti i tij u pushoftë në paqe e dritë të përjetshme. Kujtimi i tij i mirë do të mbetet përgjithmonë në zemrat tuaja”, ka shkruar ajo.

Më tej, Xheneta shkruan: “Ju lutem, tregoni pak më shumë humanizëm dhe ndjeshmëri. Shumë e dhimbshme është për një nënë të shohë djalin e saj në ato pamje të rënda”.

Mos i shpërndani videot ku shihet vëllau i gjestit i shtrirë pa jetë. Këto gjëra vetëm thellojnë plagët dhe rrisin dhimbjen e familjes. Në këto momente, më shumë se kurrë, ata kanë nevojë për lutjet dhe mbështetjen tonë, jo përhapjen e dhimbjes”.