Një tragjedi e rëndë ka goditur familjen e reperit Gjesti. Vëllai i tij humbi jetën këtë të premte në një aksident rrugor në Pejë, duke lënë pas dhimbje të thellë.
Dy persona udhëtonin me një motoçikletë kur humbën kontrollin dhe u përplasën me një automjet.
Mjekët që mbërritën në vendngjarje konfirmuan vdekjen e njërit prej tyre, ndërsa personi tjetër u dërgua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Pejës në gjendje shumë të rëndë.
I tronditur nga lajmi, Gjesti mbërriti menjëherë në vendin e aksidentit, ku nuk i përmbajti dot emocionet dhe shpërtheu në lot e britma, pamje që pasqyrojnë dhimbjen e papërshkrueshme të një vëllai që përballet me humbjen e madhe.
