Don Xhoni bën këtë veprim pas tragjedisë që ndodhi në familjen e Gjestit

Pas aksidentit tragjik me motor në Pejë, ku humbi jetën Eldion Kelmendi, vëllai i reperit Gjesti, ka reaguar edhe kolegu i tij, Don Xhoni.

Reperi shprehu ngushëllimet e tij të sinqerta për familjen Kelmendi, duke u lutur që Zoti t’i japë forcë për të përballuar këtë dhimbje të madhe.

Si shenjë respekti dhe solidarizimi me kolegun e tij, Don Xhoni mori një vendim të papritur.
Ai njoftoi se ka shtyrë publikimin e këngës së tij të re, e cila ishte planifikuar të dilte sot.

Projekti muzikor do të publikohet nesër (të shtunën) në orën 18:00. Ky veprim tregon se tragjedia e ka prekur thellë komunitetin e artistëve.

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Qungur, ku Eldioni ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa një person tjetër mbeti i plagosur rëndë.

Hetimet e policisë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit janë në vazhdim.