Bora Zemani ‘pushton’ Top-Channel, do të moderojë disa emisione njëkohësisht

Moderatorja Bora Zemani ka konfirmuar se do të jetë në krye të disa emisioneve në Top Channel këtë sezon të ri televiziv.

Përveç programit emocional “Për Shqiptarët”, i cili ka nisur transmetimet, ajo do të moderojë edhe një format tjetër.

Zemani njoftoi në rrjetet sociale se do të rikthehet si moderatore e spektaklit “Piramida”. Ky program është një garë e ethshme mes dy skuadrave, ku çmimi i madh shkon deri në 30.000 euro.

Ky angazhim i dyfishtë tregon se Bora Zemani mbetet një ndër figurat më të besuara dhe të rëndësishme të televizionit, duke marrë përsipër moderimin e dy formateve të rëndësishme.